Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara, u nda nga jeta ushtaraku dhe politikani Abaz Kupi. Shërbeu si komandant i xhandarmërisë në Krujë dhe në Durrës. Më 7 prill 1939, mori pjesë në rezistencën kundër pushtimit fashist. Ai ishte një ndër pjesëmarrësit e Konferencës së Pezës (16. 9.1942), ku u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Në gusht 1943, mori pjesë në Mbledhjen e Mukjes nga Partia Komuniste Shqiptare. Pas dështimit të saj, u shkëput gradualisht nga vija e Frontit Nacionalçlirimtar dhe krijoi partinë Lëvizja e Legalitetit (nëntor 1943). Në nëntor të 1944-s, u largua nga Shqipëria dhe mori pjesë aktive në veprimtarinë e komitetit “Shqipëria e lirë”, që vepronte në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Evropës Perëndimore në vitet e Luftës së Ftohtë. (Në fotografi: Abaz Kupi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1417.
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




