Kopja e vetme, që ruhet deri më sot, është gjetur në vitin 1740 në Vatikan, Itali. “Meshari” është shkruar me alfabetin latin, por janë përdorur edhe pesë shkronja të posaçme për tingujt e shqipes që i mungojnë latinishtes. “Meshari” përbëhej prej 110 fletësh (220 faqesh), nga të cilat kanë mbetur 94 fletë (188 faqe), ndër to edhe fleta e ballinës. Rëndësia e veprës qëndron në vlerën e saj gjuhësore, historiko-letrare si dhe në traditën që ajo krijoi. Vepra mbetet një monument i madh gjuhësor dhe letrar i periudhës më të hershme të shkrimit të gjuhës sonë. (Në fotografi: “Meshari” i Gjon Buzukut.)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 35–36.
Fotografia: © Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
Përpunim grafik: AHCF




