Qazim Koculi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Qazim Koculi, veprimtar politik i periudhës së pavarësisë. Lindi në Kocul të Vlorës. Kreu Akademinë e Marinës në Stamboll, ku mori dhe gradën toger. Mori pjesë në Kuvendin e Vlorës (1912) dhe shërbeu në administratën e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore u angazhua në veprimtari kombëtare, gjë që ndikoi në zgjedhjen e tij si delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjës (1920). Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1921, fitoi mandatin e deputetit. U radhit në forcat politike që ishin për demokratizimin e jetës së vendit dhe në qeverinë demokratike të Fan Nolit, u caktua ministër i Bujqësisë (1924). Pas shtypjes së Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, shkoi në mërgim politik. Me pushtimin e vendit nga Italia më 1939, u kthye në atdhe, bashkëpunoi me pushtuesit italianë dhe u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Në fund të vitit 1942, u caktua, nga pushtuesit italianë, komisar i jashtëzakonshëm në Vlorë. U vra në Vlorë me atentat nga pushtuesit italianë, si pasojë disfatës së tyre në luftën e Gjormit (1943). (Në fotografi: Qazim Koculi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1195.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img