Naqo Lame Qirko

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Naqo Lame Qirko, atdhetar dhe pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lindi në Këllëz të Lunxhërisë, në vitin 1914. Naqo kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes dhe iu vu punës për t’i ardhur në ndihmë familjes. Naqo kundërshtoi regjimin e mbretit Zog, si dhe pushtimin fashist më 7 prill 1939. Ai e përqafoi lëvizjen nacionalçlirimtare që në fillimet e saj. Shtëpia e tij u kthye në një bazë të mbledhjeve të ilegaleve antifashistë të Gjirokastrës. Ishte ndër të parët që filloi aksionet kundër italianëve, si komandant i njësitit të djemve të Këllëzit. Naqua ishte komandant i kompanisë “Mihal Duri” të batalionit partizan “Misto Mame”. Udhëhoqi me zgjuarsi e trimëri në të gjitha aksionet kundër armikut pushtues në Libohovë, Kakavijë, Muzinë dhe Gjirokastër. Në shkurt 1944, për shkak të sëmundjes, u caktua të organizojë njësitet guerile të fshatrave të Lunxhërisë dhe formoi Batalionin Territorial me rreth 400 vetë, për t’u shkuar në ndihmë të forcave partizane. Pas luftës vazhdoi arsimimin dhe punoi në organet e drejtësisë në Gjirokastër e Sarandë, deri në detyrën e kryetarit të Gjykatës. Naqua është dekoruar me disa medalje lufte e pune nga Presidiumi i Kuvendit Popullor në ato vite. (Në fotografi: Naqo Lame Qirko)

Teksti: Jorgo Qirko

Fotografia: © Familja “Qirko”, arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img