Mujë Krasniqi

Lexo ngjarje:

Në vendin e quajtur Likenet e Hasit-Gorozhup u nda nga jeta Mujë Krasniqi, pjesëmarrës i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës, i njohur si komandant “Kapuçi”. Lindi në fshatin Qabiq të komunës së Klinës, në vitin 1967. Në vitin 1994 u arrestua, më pas kaloi në ilegalitet. Mbante kontakte me udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilët kohë pas kohe edhe kryente aksione të organizuara kundër postave policore dhe postblloqeve të policisë. Më 28 nëntor të vitit 1997, me shkak varrimin e  dëshmorit Halit Geci nga Llausha, Mujë Krasniqi, së bashku me Daut Haradinajn dhe Rexhep Selimin, dolën publikisht para mijëra qytetarëve, ku shpalosën synimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte iniciator i formimit të njësitit luftarak “Alfa” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 16 prill të vitit 1998, Mujë Krasniqi u plagos rëndë dhe më pas u dërgua për shërim në Shqipëri. Në nëntor të vitit 1998, së bashku me bashkëluftëtarë depërtoi me sukses në Shqipëri për të marrë armatim dhe municion për nevojat e luftës. Më 13–14 dhjetor 1998, me 143 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u nis për në Kosovë dhe në Pashtrik. Në vendin e quajtur Likenet e Hasit-Gorozhup, forcat serbe godasin kolonën, ku vritet Mujë Krasniqi dhe mbi 30 bashkëluftëtarë të tij. Ata u varrosën me nderime ushtarake në Polac të Drenicës. Në nderim të veprës së Mujë Krasniqit, Brigada 113 e Drenicës mori emrin e tij. Në vitin 2009 Presidenti i Kosovës e nderoi me urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Mujë Krasniqi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 879.

Fotografia: © https://www.reddit.com/r/galatasaray/comments/rg2xi9/not_related_to_the_games_but_this_person_muje/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img