Jakup Ferri

Lexo ngjarje:

Në afërsi të Nokshiqit e të Velikës (Mali i Zi) u vra Jakup Ferri, luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor. Lindi në Plavë (Mali i Zi), në vitin 1832. U dallua për trimëri në luftën për mbrojtjen e tokave shqiptare në mesin e shekullit XIX. Pjesëmarrës aktiv në lëvizjen kryengritëse të viteve ’60 të shekullit XIX kundër Tanzimatit në krahinën Plavë-Guci, si dhe në luftimet kundër orvatjeve të ushtrisë malazeze për të pushtuar toka shqiptare më 1874 e 1876. Jakup Ferri ka qenë veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), anëtar i Komitetit të Lidhjes për Plavën, anëtar i shtabit të forcave vullnetare për mbrojtjen e tokave shqiptare të Plavës e të Gucisë në vitet 1878–1879, një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e aksionit të Gjakovës në shtator të vitit 1878, që përfundoi me vrasjen e Mehmet Ali Pashës. Udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit e të Velikës dhe theu forcat sulmuese malazeze. Ra në luftimet me trupat malazeze. (Në fotografi: Jakup Ferri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 660–661.

Fotografia: © https://konica.al/2019/12/jakup-ferri-mor-ku-je/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img