Jaho Gjoliku

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Jaho Gjoliku, atdhetar, demokrat, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Kuç të Kurveleshit, në vitin 1885. Në nëntor 1912 mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë. Luftoi kundër forcave shoviniste greke, më 1914. Në Luftën e Vlorës (1920) udhëhoqi çetën e Kuçit. Si kundërshtar i regjimit monarkik u dënua me vdekje pas dështimit të kryengritjes së Fierit (1935), por u fal nga ndërhyrja e parisë së Kurveleshit. Pas pushtimit të vendit u hodh në rreshtat partizanë, bashkë me dy djem, që ranë dëshmorë. Në fillim u caktua komandant i Grupit IV të Çamërisë (1943), më pas komandant i Brigadës VI Sulmuese (1944), në krye të së cilës mori pjesë në shumë luftime edhe jashtë kufijve shtetërorë në përbërje të Divizionit V Sulmues. Pas çlirimit u ngarkua me detyra të rëndësishme në Ushtrinë Popullore. Anëtar i Partisë së Punës të Shqipërisë më 1949, deputet në Kuvendin Popullor në disa legjislatura. Është dekoruar me urdhra e medalje të luftës e të shërbimit ushtarak. (Në fotografi: Jaho Gjoliku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 855–856.

Fotografia: © https://historiashqiptare.wordpress.com/tag/jaho-gjoliku/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img