Isuf Luzaj

Lexo ngjarje:

Në Çikago (SHBA) u nda nga jeta Isuf Luzaj, shkrimtar, veprimtar politik, profesor i letërsisë dhe i filozofisë. Lindi në Kaninë të Vlorës, në vitin 1913. Kreu gjimnazin e Shkodrës (dega normale), plotësoi studimet e mesme në Francë dhe studioi në Universitetin e Sorbonës (1933–1935). Punoi si mësues i frëngjishtes në Normalen e Elbasanit, në Korçë dhe në shkollën tregtare të Vlorës, ku më 7 prill 1939 me një grup nxënësish mori pjesë në qëndresën ndaj pushtimit fashist. Për këtë u internua në ishullin Ventotene. Pas lirimit (1942) u aktivizua në drejtimin e organizatës së Ballit Kombëtar, në krahun luftarak të saj, dhe ishte delegat në Mbledhjen e Mukjes (1943). Pas kapitullimit të Italisë mori pjesë në grupin themelues të Partisë Socialdemokrate me Musine Kokalarin etj. Në prag të çlirimit të Shkodrës u largua nga vendi. Punoi për një periudhë në Bibliotekën e Vatikanit. Në vitin 1948 u vendos në Argjentinë, ku mbrojti doktoratën. Punoi kryesisht si profesor i letërsisë franceze në Universitetin e Buenos-Ajresit, ku u bë dhe drejtor i Institutit Francez të Studimeve të Larta (1960–1964). Në vitin 1964 u vendos në Shtete e Bashkuara të Amerikës; punoi si profesor i letërsisë dhe i filozofisë në Universitetin e Indianës, ku u dekorua nga presidenti Ronald Regan me urdhrin e lartë “Profesor i Amerikës”. Isuf Luzaj u mor me krijimtari letrare që në rini, duke botuar përmbledhjen poetike “Rrëfimet” (Korçë, 1937). Në Buenos-Ajres botoi romanin “Los rios bajan rojos”, 1954 (“Lumenjtë derdhen të kuq”), me temë nga lufta antifashiste në Shqipëri. Ka lënë në dorëshkrim dhe një varg veprash të tjera. (Në fotografi: Isuf Luzaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 3037.

Fotografia: © https://www.teksteshqip.com/isuf-luzaj

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img