Injac Ndojaj

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Injac Ndojaj, gjeologu i parë shqiptar, docent. Lindi në Shkodër, në vitin 1913. Në vendlindje kreu gjimnazin. Ndoqi studimet e larta për kimi-biologji dhe u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Torinos (1940), ku u specializua në petrografi. Në vitet 1940–1947 qe mësues i kimisë dhe biologjisë në gjimnazin e Shkodrës; më 1947 u emërua anëtar i Institutit të Shkencave, ku ngriti sektorin e gjeologjisë në Muzeun e Shkencave të Natyrës (1949). Injac Ndojaj ngriti dhe drejtoi sektorin e petrografisë (1955) në Laboratorin Qendror të Gjeologjisë dhe katedrën e petrografisë në Universitetin e Tiranës (1958); qe i pari që mbrojti një disertacion për gradë shkencore në Shqipëri (1953). Dha lëndën e petrografisë për shumë vite dhe botoi tekstet e para të saj. Injac Ndojaj ka bërë studime të shumta në fushën e magmatizmit e të kërkimit të mineraleve të dobishme (magnezit, asbest, olivinite etj.), si dhe në fushën e petrografisë, të petrologjisë e të gjeologjisë krahinore. Është nismëtar i futjes së nocioneve të reja (1963) për ofiolitet e Shqipërisë dhe të studimit të tyre mbi baza moderne, si dhe i lidhjes së gjeologjisë shqiptare me shkollat e përparuara bashkëkohore të gjeologjisë alpine (1964). Është autor i monografisë “Vështrim mbi kromitet e Shqipërisë”, që ishte sintezë e studimeve të tij dhjetëravjeçare, dhe autor i një vargu artikujsh (edhe në revistat e huaja), raportesh, projektesh e referatesh shkencore. Ka qenë anëtar i Shoqatës Gjeologjike të Francës (1964). (Në fotografi: Injac Ndojaj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1824.

Fotografia: © https://kohajuaj.com/ne-30-vjetorin-e-vdekjes-injac-ndoja-dhe-gjeologet-franceze-ne-shqiperi/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img