Imzot Rrok Mirdita

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Imzot Rrok Mirdita, argjipeshkëv i Argjipeshkvisë Metropolitane Tiranë – Durrës, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë (1996–2000). Lindi në Kllezën të Ulqinit, në vitin 1939. Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Studimet e larta për teologji e filozofi i kreu në Zadar e në Zagreb. Më 5 korrik 1965 u shugurua meshtar dhe një vit më pas (1966) u caktua administrator i kishave të Shën Palit e të Shën Pjetrit në Salcë, ku shërbeu 3 vjet. U emërua famullitar i kishës së Gjon Pagëzorit në vendlindje. U dërgua në Nju-Jork (SHBA) për t’i shërbyer bashkësisë katolike shqiptare në Bronz. Themeloi radio-programin “Zëri i Kishës Katolike ‘Zoja e Shkodrës’” (1985). Më 1 korrik 1986 u caktua administrator i kishës katolike shqiptare të re “Zoja e Këshillit të Mirë”. Më 28 shtator 1989 u emërua famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”, e themeluar prej tij në Nju-Jork. U shugurua argjipeshkëv i Durrësit dhe Tiranës (25 prill 1993). Prej vitit 1994 është president i Karitasit Shqiptar. Më 25 janar 2005 papa Gjon Pali II i dha Selisë Ipeshkvnore Tiranë – Durrës titullin “Argjipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës”. U nda nga jeta në vitin 2015. (Në fotografi: Rrok Mirdita)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1734.

Fotografia: © https://gazetamapo.al/rrok-mirdita-sipas-ungjillit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img