Gjon Shllaku

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Gjon Shllaku, përkthyes e profesor. Lindi në Shkodër, në vitin 1923. Në vendlindje ndoqi shkollën françeskane dhe Seminarin Papnor, ku studioi filozofinë dhe ndoqi kursin e lartë të teologjisë. Njohu me themel disa gjuhë të huaja klasike e moderne. Gjon Shllaku u burgos më 1946 për motive politike. Pas kryerjes së dënimit iu kushtua tërësisht përkthimeve nga letërsia klasike, që i pati nisur që në burg: “Iliada” e Homerit (Tiranë, 1965); më 1995 “Vepra e plotë” e Sofokliut, përkthyer me një nivel të lartë artistik (Tiranë, 1995); “Gjeorgjikat” e Virgjilit (Prishtinë, 2000); “Kënga e Rolandit” eposi i njohur mesjetar francez (Tiranë, 2003). La në dorëshkrim përkthime nga Eskili dhe Euripidi, “Fjalorin latinisht-shqip”, si dhe “Fjalorin greqisht-shqip”, që mbeti i papërfunduar. Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i Madh”. (Në fotografi: Gjon Shllaku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2502.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/skeda-biografike-gjon-shllaku-wikipedia/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img