Gjergj Dhimitër Basta

Lexo ngjarje:

Në Kuartre të Belgjikës u nda nga jeta Gjergj Dhimitër Basta (1550–1607), strateg, teoricien ushtarak dhe gjeneral me famë evropiane dhe botërore, me origjinë nga arbëreshët e Italisë. Lindi në fshatin Rokaforcata (Roccaforzata), pranë Tarantos (Itali), në vitin 1550. Arriti nga ushtar i thjeshtë, kalorës arbëresh, deri në gradën më të lartë ushtarake. Organizoi, drejtoi dhe zhvilloi shumë luftime dhe beteja, si kryekomandant i ushtrive spanjolle në Belgjikë, Holandë dhe Francë dhe i ushtrive gjermane në Hungari, në malet e Ballkanit, në Transilvani kundër ushtrive osmane. Gjeneral artilerie dhe kont i trashëgueshëm i Perandorisë së Shenjtë Romake, në Gjermani. Kont i trashëgueshëm i qytetit të Hustit, në Holandë, Guvernator i Vjenës (Austri). Përçues i traditës së përdorimit dhe drejtimit të kalorësisë së lehtë të ushtrisë së Skënderbeut në Itali, në ushtritë evropiane të shekujve XVI–XVII. Gjergj Basta shkroi tri vepra teorike dhe praktike ushtarake, të cilat u njohën në Evropë: “Il maestro di campo generale” (“Mjeshtri i kampit të përgjithshëm”, 1606); “Governo della cavalleria leggera” (“Për drejtimin e kalorësisë së lehtë”, 1612); “Mbi drejtimin e artilerisë” (1612). Ato u përkthyen nga italishtja, u botuan dhe u ribotuan në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, që nga shekullin XVII deri në ditët tona; dy të parat u botuan shqip, më 1996. (Në fotografi: Gjergj Dhimitër Basta)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 186.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/gjeneral-i-shquar-stradiot-gjergj-basta-shqiptaret-mjeshtra-te-artit-ushtarak-ne-shek-xv-xvi/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img