Fatmir Haxhiu

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Fatmir Haxhiu, piktor shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX, “Piktor i merituar” dhe Mjeshtër i Madh i Punës. Lindi në Gjirokastër, në vitin 1927. Fillimisht studioi në Beograd dhe Zagreb për oficer artilerie, por pasioni i tij ishte piktura. Pas vitit 1948, me kthimin në Shqipëri deri në vitet 1960, Haxhiu kreu detyra të ndryshme si ushtarak i lartë. Pasi kreu Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (1965), artisti ishte pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat kombëtare kryesisht me kompozime me temë nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Veprat e Fatmir Haxhiut kryesisht janë tablo shumëfigurëshe kompozicionale, ku artisti ka skalitur karaktere e personazhe qoftë historike, por edhe figura të tjera pjesëmarrëse në tablo. Ai është autor i tablosë “Shpallja e Republikës” (1976) dhe i disa tablove kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. (Në fotografi: Fatmir Haxhiu)

Teksti: Ylli Drishti, kurator arti.

Fotografia: © https://gazetavatra.com/fatmir-haxhiu-ushtaraku-piktor/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img