Loro Kovaçi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Loro Kovaçi, aktor, Artist i Popullit. Lindi në Shkodër, në vitin 1903. Gjatë viteve 1923–1926 ishte anëtar i shoqërisë “Bogdani”. Më pas krijoi një grup teatri më vete, i cili veproi deri më 1939. Në atë periudhë Loro Kovaçi interpretoi disa figura historike, si atë të Moisi Golemit, të Skënderbeut e të Lekë Dukagjinit. Më 1947-n, Loro Kovaçi filloi të luajë në Teatrin Popullor, ku punoi deri në fund të jetës. Në rolin e Bejtash Sylës (“Halili dhe Hajrija” e Kolë Jakovës, 1952) u ndie përvoja e tij në interpretimin e roleve historike. U bë i njohur veçanërisht me rolin e Tuç Makut (1954) në dramën “Toka jonë” (Kolë Jakova). Krijoi në skenë figura artistike me nivel të lartë e me karakter kombëtar. Pati arritje edhe në pjesë të dramaturgëve botërorë, si: gjykatësi dhe prefekti te “Revizori” i Nikolai Gogolit (1952), Otello e Klaudi te “Otello” (1953) dhe “Hamleti” (1960) të Shekspirit. Luajti edhe në filmat “Bijtë e saj”, “Debatiku”, “Toka jonë”, “Komisari i dritës” etj., ku u shqua sidomos në role karakteresh. (Në fotografi: Loro Kovaçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1328.

Fotografia: © https://aktoretshqiptare.info/loro-kovaci-1903-1966/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img