herit_admin

Memo Nexhip Bejko

Në mbështetje të postës kufitare të Vidohovës (Korçë), u vra në fushën e betejës Memo Nexhip Bejko, luftëtar antifashist, Hero i Popullit.

Feim Ibrahimi

Në Torino (Itali) u nda nga jeta Feim Ibrahimi, kompozitor, Artist i Popullit.

Kryengritja e Ilindenit

Shpërtheu “Kryengritja e Ilindenit”, një kryengritje nacionalçlirimtare e popullsisë maqedonase të rretheve të Manastirit dhe të Trakës kundër zgjedhës osmane. Udhëhiqej nga Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë VMRO, që luftonte për formimin e një Maqedonie autonome.

Marrëveshja e Podgoricës

U nënshkrua “Marrëveshja e Podgoricës”, marrëveshja zyrtare e nënshkruar midis shqiptarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë osmane në përfundim të kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës (1911).

Jani Minga

Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.

Vangjel Lezho

Në Fier lindi Vangjel Lezho, gazetar.

Numri i parë i gazetës “Atdheu”

Në Konstancë (Rumani) doli numri i parë i gazetës “Atdheu” (1912–1914), gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, folklorike.

Sulejman Delvina

Në Vlorë u nda nga jeta Sulejman Delvina, kryeministër i qeverisë që doli nga Kongresi i Lushnjës (1920), veprimtar politik.

Ndre Mjeda

Në Shkodër u nda nga jeta Ndre Mjeda, poet, veprimtar patriot e demokrat dhe studiues klerik.

Abdi Toptani

Në Tiranë u nda nga jeta Abdi Toptani, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Agron Aliaj

Në Borsh të Sarandës lindi Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Advertisement -spot_img