Në fshatin Malishevë të Gjilanit lindi Abdullah Tahiri, veprimtar politik, nismëtar i parë për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Anamoravë, dëshmor.
Doli numri i parë i revistës “Kryqi i kuq shqiptar” (1922–1927), revistë e përmuajshme shëndetësore, shoqërore e kulturore, organ i Qendrës së Kryqit të Kuq Shqiptar; botohej shqip e frëngjisht.
U mblodh nën kryesinë e Iliaz pashë Dibrës “Kuvendi i Dibrës”, në të cilin mori pjesë edhe Abdyl Frashëri me cilësinë e përfaqësuesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Toskërinë.