Herman Bernstein

Lexo ngjarje:

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nda nga jeta Herman Bernstein, diplomat, gazetar, novelist e përkthyes. Ai ishte në krye të misionit amerikan si ambasador në Shqipëri në vitet 1930–1933, kohë që i shërbeu për të kryer edhe studime, që do të sillnin një tjetër optikë mbi Shqipërinë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit. Lindi në Lituani, si anëtar i një familjeje hebraike që mërgoi drejt Amerikës rreth viteve 1890. Fillimisht filloi të punonte si përkthyes nga rusishtja i një sërë autorëve rus për gazetat e kohës. Më pas, bëhet themelues i dy gazetave më në zë të komunitetit hebraik. Profesioni i korrespondentit do ta brumoste të riun Bernstein me kulturën dhe historinë e vendeve të shumta që ai do të vizitonte, kryesisht gjatë Luftës së Parë Botërore. Ishte pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris (1919) dhe qëndrimi aty do të ishte frytdhënës, pasi e përafroi me diplomacinë në një kohë shumë të shkurtër. Bernstein ishte një studiues i mirë i problemeve të ndryshme të historisë së Shqipërisë gjatë funksionit të tij si ambasador, duke investiguar kryesisht mbi historinë e religjioneve dhe të misticizmit të tyre në Shqipëri. (Në fotografi: Herman Bernstein)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Herman_Bernstein

Përpunim grafik: AHF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img