Abdullah Tahiri

Lexo ngjarje:

Në fshatin Malishevë të Gjilanit lindi Abdullah Tahiri, veprimtar politik, nismëtar i parë për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Anamoravë, dëshmor. Kreu gjimnazin në Gjilan, më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të marsit dhe prillit të vitit 1981. Për shkak të veprimtarisë së tij, u arrestua dhe u dënua nga pushteti i atëhershëm. Me fillimin e luftës së armatosur, u angazhua për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan dhe Anamoravë. Në pranverë të vitit 1998 qëndroi disa herë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i bashkërenditur punët e organizimit të Zonës Operative të Karadakut. Vuri lidhje me Kosovën Lindore dhe organizoi rrugët e para të furnizimit me armatim për këtë zonë. Për shkak këtij aktiviteti u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burg. U ekzekutua nga forcat serbe në burgun e Dubravës bashkë me shumë të burgosur të tjerë shqiptarë, në vitin 1999. (Në fotografi: Abdullah Tahiri)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1638.

Fotografia: © https://prointegra.ch/20-vjetori-i-vrasjes-se-heroti-abdullah-tahiri/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img