herit_admin

Grevë nga shoqëria “Puna”

U organizua nga shoqëria “Puna” një grevë e madhe në mbrojtje të më shumë se 600 punëtorëve.

Numri i parë i gazetës “Dajti”

Doli në Tiranë numri i parë i gazetës “Dajti”, një gazetë e përjavshme politike, ekonomike dhe letrare.

Anton Harapi

Lindi në Shirokë të Shkodrës at Anton Harapi, martir i Kishës Katolike.

Beteja ne Velike dhe Pepic (Mali i Zi)

U zhvillua në fshatrat Velike dhe Pepic (Mali i Zi), beteja vendimtare midis shqiptarëve dhe reparteve malazeze për mbrojtjen e krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë nga aneksimi prej Malit të Zi.

“Meshari” i Gjon Buzukut

U botua libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut.

Ibrahim Biçaku

U nda nga jeta, në Elbasan, Ibrahim Biçaku, veprimtar politik, i biri i Aqif pashë Elbasanit, kryeministër gjatë pushtimit gjerman, çifligar.

Shoqëria patriotike “Drita”

U zgjodh kryesia e re e shoqërisë “Drita” të Rumanisë.

U çlirua qyteti i Shkupit.

U çlirua Shkupi nga repartet e Lidhjes së Prizrenit të komanduara nga Sulejman Vokshi.

Hodo Sokoli

Lindi në Shkodër Hodo Sokoli, veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), i cili dha kontribut të veçantë në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, si një nga udhëheqësit ushtarakë të Lidhjes dhe kryetar i Komitetit të degës së Lidhjes së Shkodrës.

Instituti i Lartë i Arteve

U përurua në Tiranë Instituti i Lartë i Arteve, institucioni më i lartë arsimor i asaj kohe për përgatitjen e artistëve krijues dhe ekzekutues në fushën e muzikës, arteve figurative dhe teatrit.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Avni Mula

Në Tiranë u nda nga jeta Avni Mula, këngëtar bariton, kompozitor, Artist i Popullit.
- Advertisement -spot_img