herit_admin

Fillimi i punimeve të Konferencës së Ambasadorëve.

Nën kryesinë e përhershme të ministrit të Jashtëm anglez, në Londër filloi punimet Konferenca e Ambasadorëve, organi i gjashtë Fuqive të Mëdha të kohës.

Esad Mekuli

Në Plavë të Malit të Zi lindi Esad Mekuli, poet, akademik, përkthyes, themelues i revistës letrare “Jeta e re”.

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve (1920–1945), organizatë ndërkombëtare e krijuar nga fuqitë fituese të Luftës I Botërore me qëllimin e shpallur për të siguruar paqen dhe bashkëpunimin midis shteteve.

Tinka Kurti

Në Sarajevë lindi Tinka Kurti, aktore, Artiste e Popullit.

Çelja shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.

U çel shkolla normale “Sami Frashëri” e Prishtinës (1941–1944), shkollë për përgatitjen e mësuesve.

Bekim Lumi

Në Suharekë (Kosovë) lindi Bekim Lumi, regjisor, profesor universiteti.

Themelimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

U themelua Universiteti Shtetëror i Tetovës, institucion i lartë mësimor e shkencor, qendër e rëndësishme e përgatitjes së specialistëve të kualifikuar.

Çun Lajçi

Në Rugovë të Pejës lindi Çun Lajçi, aktor.

Mehmet Shehu

Në Tiranë u vetëvra Mehmet Shehu, veprimtar i lëvizjes antifashiste e komuniste, një ndër drejtuesit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i shtetit dhe i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryeministër, Hero i Popullit.

Lulëzim Morina

Në një aksident trafiku u nda nga jeta Lulëzim Morina, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Antonio Baldaci

Në Bolonjë (Itali) u nda nga jeta Antonio Baldaci (Baldacci, 1867– 1950), botanist dhe gjeograf italian, akademik.
- Advertisement -spot_img