Filloi botimin revista për fëmijë “Vatra e rinisë”, revistë kulturore dhe letrare e ilustruar për fëmijë dhe të rinj. Drejtohej nga Vasil Xhaçka. Vijoi botimin deri në numrin 107. Botoi shkrime për traditat dhe figurat historike. Dha ndihmesë për zhvillimin e letërsisë për fëmijë dhe për njohjen e vlerave më të mira të letërsisë botërore për të vegjël. Në faqet e saj botuan shkrimet e para letrare Qemal Stafa, Kristaq e Margarita Tutulani, etj.
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2860.
Përpunim grafik: AHCF




