herit_admin

Kongresi i Manastirit

Në Bitola (Maqedonia e Veriut) përfundoi punimet Kongresi i Manastirit.

Tahir Demi

Në Filat të Çamërisë (Greqi) lindi Tahir Demi, politikan.

Nënshkrimi i Paktit II të Tiranës

Në Romë u nënshkrua Pakti II i Tiranës, i quajtur “Traktati i aleancës mbrojtëse”.

Klemnet Miraj

Në burgun e Burrelit, si pasojë e torturave, u nda nga jeta at Klemnet Miraj, klerik katolik, drejtor i Muzeut Arkeologjik.

Aleksandër Xhuvani

U nda nga jeta Aleksandër Xhuvani, gjuhëtar, personalitet i arsimit dhe i kulturës shqiptare, veprimtar shoqëror e politik, Mësues i Popullit.

Binard Bilota

Në Frasnita (it. Frascineto), krahina e Kozecës (Kalabri) lindi Binard Bilota, gjuhëtar, poet, folklorist dhe studiuesit arbëresh.

Imzot Zef Oroshi (Çoku)

Në Kaftallë të Mirditës lindi Imzot Zef Oroshi (Çoku), klerik i lartë katolik.

Kozma Naska

Në Berat lindi Kozma Naska, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Dalja e numrit të parë të gazetës “Politika”

Në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Politika” (1922–1924), gazetë e përjavshme informative, politike, shoqërore, ekonomike, kulturore etj.

Rinia Komuniste Shqiptare

Në Tiranë u krijua “Rinia Komuniste Shqiptare”, organizatë e rinisë me ideale komuniste, ndihmëse luftarake e Partisë Komuniste Shqiptare.

About Me

4138 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Antonio Baldaci

Në Bolonjë (Itali) u nda nga jeta Antonio Baldaci (Baldacci, 1867– 1950), botanist dhe gjeograf italian, akademik.
- Advertisement -spot_img