Nexhmedin Zajmi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Trebisht të Gollobordës (rr. i Bulqizës) lindi Nexhmedin Zajmi, piktor, Piktor i Popullit. Lindi në fshatin Trebisht të Gollobordës (rr. i Bulqizës). Në vitin 1937, kreu Shkollën e Vizatimit në Tiranë. Në vitet 1939–1943 ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë (1939–1943). Punoi si mësues në liceun artistik “Jordan Misja” (1946–1963) me një ndërprerje, kur ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve (1955–1956); në vitet 1963–1969, pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, më pas në krijimtari të lirë. Në veprën e tij Nexhmedin Zajmi zbuloi tipa dhe karaktere me psikologji të veçantë, realiste, pikturuar me mjete tonale, nëpërmjet një vizatimi dhe koloriti të përmbajtur. Portretetet: “Bajram Curri” (1957), “Malësori”, “Zadrimorja” dhe ato për figura të njohura partizanësh, punëtorësh dhe fshatarësh janë punime të shquara realiste. Vepra të tjera të tij, janë: “Tregim nga Lufta Nacionalçlirimtare” (1954), “Prita partizane” (1954), “Diga e Drinit” (1969). Nexhmedin Zajmi ka marrë pjesë në shumë ekspozita të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit: në Bashkimin Sovjetik, Hungari, Bullgari, Rumani, Kinë, Egjipt, Maqedoni, Greqi, Itali, Turqi, Kosovë etj. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1991. (Në fotografi: Vepra e Zajmit “Prita partizane”, 1956.)

Teksti: http://galeriakombetare.gov.al/en/collection/nexhmedin-zajmi.shtml

Fotografia: © http://www.albanianart.net/painting/zajmi/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img