herit_admin

Luigj Paliq

Në Janosh afër Gjakovës, u nda nga jeta at Luigj Paliq (1879–1913), martir i Kishës Katolike.

Mbërritja e Princ Vidit.

Princ Vidi (Wilhelm Wied, 1876–1945) me oborrin e tij zbriti në Durrës.

Hasan Kaleshi

Në Sërbicë të Kërçovës, lindi Hasan Kaleshi (1922–1976), orientalist, profesor, me kontribut të çmuar në zhvillimin e orientalistikës shqiptare.

Fuat Babani

Në Hoçisht të Korçës, në luftë kundër pushtuesve italianë, u vra Fuat Babani (1918–1943), pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit.

Adem Jashari

Në fshatin Prekaz i Epërm të Drenicës, gjatë sulmit makabër treditor të forcave militare dhe paramilitare serbe ndaj familjes Jashari, ra dëshmor kryekomandanti Adem Jashari (1955–1998), themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar dhe komandant legjendar, hero i Luftës Çlirimtare të popullit të Kosovës.

Berit Beker

U nda nga jeta Berit Beker (Backer), studiuese norvegjeze në fushën e antropologjisë sociale.

Giuseppe Gangale

Lindi Giuseppe Gangale, një ndër kontribuuesit e parë për ruajtjen e kujtesës identitare arbëreshe.

Kostandin Kristoforidhi

U nda nga jeta Kostandin Kristoforidhi, lëvrues dhe studiues i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Zef Serembe

Në Strigar të Kozencës (Itali) lindi Zef Serembe (Giuseppe, 1843–1901), poet lirik arbëresh.

Lazër Mjeda

Lindi në Shkodër Lazër Mjeda (1869–1935), klerik katolik, themelues i shoqërisë kulturore “Agimi” dhe mbrojtës i çështjes kombëtare.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Anton Pashku

Në Prishtinë u nda nga jeta Anton Pashku, shkrimtar.
- Advertisement -spot_img