Hasan Kaleshi

Lexo ngjarje:

Në Sërbicë të Kërçovës, lindi Hasan Kaleshi (1922–1976), orientalist, profesor, me kontribut të çmuar në zhvillimin e orientalistikës shqiptare. Kreu gjashtë klasë në Medresenë e Madhe të Shkupit, ndërsa diplomën e shkollës së mesme e mori në gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë (1944). Kreu studimet e larta për filologji orientale në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit (1951), ku thelloi edhe njohuritë për gjuhën arabe. Prej vitit 1952, në fillim punoi asistent e më pas docent i gjuhës arabe në Katedrën e Filologjisë Orientale, në Beograd. U specializua për turkologji, në Hamburg (1966–1967). Gjatë viteve 1967–1970 punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1970 u zgjodh profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universiteti e Prishtinës; një ndër themeluesit e degës së orientalistikës (1973), që e drejtoi deri më 1976, kur ndërroi jetë. Veprimtaria shkencore e Hasan Kaleshit përfshin një spektër shumë të gjerë: albanologji, histori, arabistikë, turkologji, folklor etj., si dhe bashkëpunoi në revista të ndryshme shkencore në vend dhe jashtë tij. (Në fotografi: Hasan Kaleshi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1095.

Fotografia: © https://orientalizmi.wordpress.com/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img