Në Tiranë u ekzekutua “grupi i parë i deputetëve”, deputetë antikomunistë në parlamentin e parë të Shqipërisë komuniste, të cilët dolën hapur e të organizuar në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore dhe morën përsipër të bënin opozitën në parlament.
Në fshatin Maqi (it. Macchia Albanese) të krahinës së Kozencës (Kalabri) lindi Mikel Markiano (it. Michele Marchiano), historian i letërsisë, folklorist e përkthyes arbëresh.
Në fshatin Burgajet të Matit lindi Ahmet Zogu (Mbreti Zog i Parë), themelues i Mbretnisë Shqiptare, president dhe kryeministër i Shqipërisë, personalitet politik e ushtarak.
U çel Muzeu Historik dhe Arkeologjik Zogu I, muzeu i parë në Shqipëri, i krijuar tërësisht me objekte të zbuluara në një sit të vetëm arkeologjik dhe që kishte njëkohësisht parametrat e një muzeu publik.