U zhvillua “Beteja e Mokrës”, beteja e parë që u zhvillua në luginën e Mokrës, ndërmjet forcave të ushtrisë shqiptare të udhëhequra nga Skënderbeu dhe ushtrisë osmane të komanduar nga Firuz pasha (i Maqedonisë).
U formua batalioni partizan “Antonio Gramshi”, formacion partizan i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, i përbërë nga ish-ushtarë antifashistë italianë, të cilët pas kapitullimit të Italisë fashiste (8 shtator 1943) iu përgjigjën thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare për luftë kundër nazistëve gjermanë.