herit_admin

Ernesto Sabato

Më 30 prill 2011 u nda nga jeta Ernesto Sabato, shkrimtar argjentinas me origjinë arbëreshe.

Dom Dedë Plani

Më 30 prill 1948, në Shkodër, përpara se të dilte në gjyq, vdiq gjatë torturave Dom Dedë Plani.

Trifon Xhagjika

Më 29 prill 1932, në Peshtan të Tepelenës lindi Trifon Xhagjika, poet, ushtarak e disident.

Federata “Vatra”

Më 28 prill 1912, në Boston (SHBA) u themelua federata “Vatra”, shoqëri patriotike e emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; një nga më të mëdhatë, më të rëndësishmet dhe më jetëgjata në diasporën shqiptare.

Nexhat Agolli

Më 28 prill 1949, në Shkup u nda nga jeta Nexhat Agolli, luftëtar antifashist, mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ilir Soba

Më 28 prill 1971, në Gjakovë lindi Ilir Soba, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor.

Hasan Prishtina

Më 27 prill 1873, në Vushtrri të Kosovës lindi Hasan Prishtina, veprimtar i lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes për një shtet demokratik në Shqipëri, për çlirimin e Kosovës dhe për bashkimin e saj me shtetin e pavarur shqiptar.

Gazeta “Tirana”

Më 27 prill 1924, në Tiranë doli numri i parë i gazetës “Tirana” (1924–1925), gazetë politike e letrare e përjavshme.

Martesa e Ahmet Zogut me Gjeraldina Aponi

Më 27 prill 1938, në Tiranë u zhvillua ceremonia e martesës së Ahmet Zogut me Gjeraldina Aponin (Geraldine Apponyi).

Gazeta “Kosova”

Më 27 prill 1941 doli numri i parë i gazetës “Kosova”, një fletore politike, shoqërore, letrare etj., zakonisht e përjavshme, pjesërisht edhe italisht.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img