Ilir Soba

Lexo ngjarje:

Më 28 prill 1971, në Gjakovë lindi Ilir Soba, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Pas shkollës së mesme u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Elektroteknik, dega e automatikës. Por në vitin e tretë u detyrua t’i ndërpresë studimet dhe më 25 maj 1998 u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Shtabin e Gllogjanit. Mori pjesë në vijën e parë të frontit në luftimet që u zhvilluan në Prejlep, Prekolluk, Lumbardh, Broliq, Jabllanicë të Gjakovës etj. Më 17–18 tetor 1998, kur forcat serbe u vendosën në fshatin Kralan të Gjakovës, zonë kjo që deri atë ditë kontrollohej nga vëzhguesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë një konfrontim i hapur me forcat serbe. Në luftime mori pjesë edhe Ilir Soba. Gjatë luftimeve të ashpra, u vra më 1998. (Në fotografi: Ilir Soba)

Teksti: https://radiogjakova.info/

Fotografia: © https://radiogjakova.info/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img