Karl Gega (Carl Ritter von Ghega)

Lexo ngjarje:

Në Vjenë u nda nga jeta Karl Gega (Carl Ritter von Ghega, 1802–1860), inxhinier ndërtimi me origjinë shqiptare. Lindi në Venedik. Kreu Kolegjin Ushtarak të Shën Anës për filozofi e matematikë (1817) dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua në Universitetin e Padovës. Në vitin 1819, mori titullin “Doktor” në matematikë. Pas diplomimit, punoi në organizatën shtetërore për rrugët dhe ujërat në krahinën e Venedikut. Përpunoi me baza shkencore dhe praktikoi parimin e adezionit. Është i pari që futi në shkencën e ndërtimit të hekurudhave konceptin e gjatësisë virtuale. Në vitin 1824, u transferua në krahinën e Trevizos si përgjegjës i ndërtimeve dhe, më vonë, kryeinxhinier për gjithë rajonin verior të Italisë. Në vitin 1842 u emërua inspektor i linjave jugore dhe kryetar i planifikimit për studimin e gjithë hekurudhave të perandorisë. U vu në krye të ndërtimit të linjës Vjenë-Grac-Trieste dhe në vitin 1848, u ngarkua me studimin, projektimin dhe ndërtimin e hekurudhës së Zemeringut (Semmering), vepër mjaft e ndërlikuar me 15 tunele (më i gjati 1434 m). Hekurudha dhe veprat e artit u ndërtuan me sukses sipas projektit të tij dhe u vunë në shfrytëzim. Për këtë Karl Gega u bë mjaft i njohur. Ai modernizoi mbarë sistemin e komunikacionit hekurudhor. (Në fotografi: Karl Gega)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 760–761.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Karlo_Gega

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img