Në Shkodër lindi Zef Deda, në vitin 1950, aktor i humorit, Artist i merituar dhe u nda nga jeta në vendlindjen e tij. Kreu teknikumin e ndërtimit. Në vitin 1973 filloi punën si aktor profesionist në estradën e Shkodrës, ku vijoi edhe në vitet e fundit. Zef Deda spikati si aktor me dhunti natyrore në fushën e komikes, për një humor spontan e plastikë të shkathët. Në rolet e tij të shumta ka përdorur larmi hollësish komike, gjetje befasuese, të papritura të këndshme, duke u përshtatur natyrshëm me situatat e personazheve. Ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”. (Në fotografi: Zef Deda)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 426.
Fotografia: © https://tvklan.al/ndahet-nga-jeta-mjeshtri-i-madh-zef-deda/
Përpunim grafik: AHCF




