Osman Kazazi

Lexo ngjarje:

Osman Kazazi, intelektual, nacionalist, anëtar i Ballit Kombëtar, ndërroi jetë. Ai lindi në Tiranë, në vitin 1917. Shkollën fillore e kreu në Tiranë, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Mori pjesë në protestat dhe demonstratat e organizuara në qytetet e Shkodrës dhe Tiranës, kundër pushtimit italian të vendit. Në shtator të vitit 1939, u regjistrua në Universitetin “La Sapienza” në Romë, në Degën e Farmacisë. Në verën e vitit 1942, u kthye për pushimet verore dhe vendosi të ndërpresë studimet, për t’iu përkushtuar luftës kundër pushtuesve në radhët e Ballit Kombëtar. Ai kontribuoi në shtypin e kësaj organizate, si dhe në organizimin e rezistencës antifashiste në Tiranë. Me përfundimin e luftës dhe ardhjen në pushtet të komunistëve, nisi kalvari i vuajtjeve të tij. Më 14 nëntor 1944, komunistët e arrestuan si aktivist të Ballit Kombëtar dhe si antikomunist; u burgos dhe u internua për më shumë se 40 vite të jetës së tij. Me rënien e komunizmit, u zgjodh kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Në vitin 1992, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Pishtari i Demokracisë”. Në vitin 1997, iu dha titulli “Qytetar Nderi i Shkodrës”, dhe një vit më pas, “Qytetar Nderi i Tiranës”. Ai u dekorua gjithashtu nga Vatikani me Medaljen e Artë “Joannes PP II”, si dhe “Për merita në shërbim të popullit” nga qyteti i Veronës. (Në foto: Osman Kazazi)

Teksti: Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 199-200.

Foto: © https://alb-spirit.com/2019/08/25/sadik-bejko-osman-kazazi-pertej-40-viteve-te-burgut/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img