Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Dy anije britanike që po kalonin në ujërat territoriale shqiptare, pranë Kanalit të Korfuzit, ranë në mina dhe nga shpërthimi i tyre vdiqën 43 ushtarë dhe oficerë britanikë, si dhe u plagosën po aq të tjerë. Britania e Madhe paraqiti padi kundër Republikës Popullore të Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Gjykata e Hagës mori vendim kundër Shqipërisë, e cila duhej t’i paguante si dëmshpërblim Britanisë së Madhe £844,000. Për shkak të incidentit të Kanalit të Korfuzit, në vitin 1946 Britania e Madhe ndërpreu bisedimet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Hapja e arkivave shqiptare kohët e fundit ka vërtetuar se minat ishin vënë nga jugosllavët me pëlqimin e qeverisë shqiptare, e cila nuk zotëronte instrumentet e nevojshme për vendosjen e tyre. Marrëdhëniet diplomatike me Britaninë e Madhe u rivendosën vetëm në vitin 1991. (Në fotografi: Skema e minimit të Kanalit të Korfuzit.)
Teksti: Ana Lalaj, Të fshehtat djegëse të Kanalit të Korfuzit, Studime Historike, nr. 3–4/2010, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë, 2011, faqe 87–117.
Fotografia: © Meçollari A., komandant i Forcave Detare.
Përpunim grafik: AHCF




