Nick Tosches

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Nick Tosches, autor i shquar i biografive, gazetar dhe shkrimtar me origjinë arbëreshe. Lindi në Newark, New Jersey, më 23 tetor 1949. Ai mbante mbiemrin e gjyshit të tij arbëresh që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga katundi Kazallveq (Casalvecchio), në Puglia të Italisë. Tosches mbahet mend për biografitë e këngëtarëve të famshëm si Jerry Lee Lewis apo Dean Martin. Biografia e tij e parë për Jerry Lee Lewis “Hellfire: The Jerry Lee Lewis Story” (1982) u cilësua nga revista “Rolling Stone” si biografia më e bukur e shkruar ndonjëherë për një muzikant. Edhe biografia e tij për këngëtarin italo-amerikan Dean Martin më 1992, ishte gjithashtu e bujshme. Që nga 1996 punoi si redaktor në revistën “Vanity Fair” si dhe botoi një numër romanesh, librash me poezi dhe biografi të tjera. Në 2002, botoi romanin “In the Hand of Dante” (“Në dorën e Dantes”) që pati suksesin më të madh për të si shkrimtar. Gjatë një interviste për revistën “Scram”, në 2013, ai u pyet sesi lexohej mbiemri i tij dhe nga e kishte prejardhjen. “Emri është italian, me rrënjë të largëta në Shqipërinë e lashtë, përtej Adriatikut nga Puglia”, u përgjigj Nick Tosches. (Në fotografi: Nick Tosches)

Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë.

Fotografia: © https://www.nytimes.com/2019/10/20/books/nick-tosches-dies.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img