Mustafa (Merlika) Kruja

Lexo ngjarje:

Në Niagara Falls (SHBA) u nda nga jeta Mustafa (Merlika) Kruja, kryeministër gjatë periudhës së pushtimit fashist 1941–1943, veprimtar politik, studiues. Lindi në Krujë, në vitin 1887. Kreu gjimnazin turk të Janinës dhe studimet e larta politike në Universitetin për shkenca “Mylkije” (shkenca politike) të Stambollit (1910). Delegat i Krujës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës (28 nëntor 1912) ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. U caktua nënprefekt në Vlorë dhe më pas sekretar i parë i qeverisë së Ismail Qemalit. Më 1914, përkrahu Vilhelm Vidin; një vit më vonë, u arrestua nga Esad Toptani e u burgos në Bari të Italisë, e prej andej, në ishullin Faviniana të Sicilisë. Pas lirimit, më 1917, u vendos në Romë, punoi si kryeredaktor i gazetës “Kuvendi”. Ministër i Postë-Telegrafëve në qeverinë e Turhan Pashës (25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920). Më 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1921. Qeveria e Fan Nolit e emëroi prefekt në Shkodër. Në dhjetor 1924 u largua nga vendi. U vendos në Zarë të Dalmacisë (që në atë kohë i përkiste Italisë) dhe formoi “Grupin e Zarës”, financuar nga Italia. Atje u mor edhe me studime gjuhësore. Në fund të vitit 1938, grupi i tij u pajtua me planin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia. U bë një nga katër senatorët shqiptarë të Mbretërisë Italiane dhe bashkëpunoi ngushtë me pushtuesit fashistë. Anëtar i Institutit Mbretnuer Shqiptar (Instituti i Studimeve Shqiptare) dhe kryetar i Këshillit Shkencor të tij. Më 3 dhjetor 1941 u emërua kryeministër i Shqipërisë. Në tetor 1944 u largua nga Shqipëria. (Në fotografi: Mustafa (Merlika) Kruja)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1361–1362.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Mustafa_Kruja

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img