Sadik Kaceli

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Sadik Kaceli, piktor dhe grafist shqiptar, Piktor i Popullit. Piktori Sadik Kaceli është pjesë e grupit të piktorëve të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX. Lindi në Tiranë, në vitin 1914. Vlerësohet si një nga figurat kryesore të artit shqiptar që konsoliduan realizmin në pikturën shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, duke sjellë në artin shqiptar elementet kryesore të artit francez, ku ai studioi. Është autor i stemës së Republikës (1946) dhe i flamurit kombëtar. Kaceli ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat kombëtare dhe ato që shteti shqiptar organizonte jashtë Shqipërisë. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës. (Në fotografi: Sadik Kaceli)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 170.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Sadik_Kaceli

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Bekim Lumi

U nda nga jeta Bekim Lumi, regjisor, profesor universiteti.

Tonin Harapi

Lazër Jubani

Tahir Sinani

- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img