Në Verushë të Malit të Zi u vra në luftë kundër nazistëve gjermanë Theodhori Mastora (1920–1944). Pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Çatistë të Pogonit (Gjirokastër), në vitin 1920. Lindi në një familje me kombësi greke. Qe një nga luftëtarët e parë kundër pushtuesve e bashkëpunëtorëve të tyre. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare më 1942, komandant i batalionit “Thanas Ziko” që me formimin e tij (1943), më vonë komandant batalioni në Brigadën VIII Sulmuese (1944). Tregoi aftësi e guxim, sidomos në luftimet për çlirimin e Tiranës dhe në Jugosllavi. (Në fotografi: Theodhori Mastora)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1649.
Fotografia: © https://wiki.shqipopedia.org/mastora-theodhori
Përpunim grafik: AHCF




