Abaz Shehu

Lexo ngjarje:

Në Gjorm të Vlorës u vra në përpjekje me armiqtë Abaz Shehu, pjesëmarrës i lëvizjes demokratike-revolucionare, militant komunist, pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Bënçë të Tepelenës, në vitin 1900. Mori pjesë aktivisht në Revolucionin e Qershorit (1924). Pas dështimit të Revolucionit shkoi në Francë, ku u bë anëtar i Partisë Komuniste. U kthye në Shqipëri më 1928 dhe u burgos. U lirua në vitin 1937. Pas pushtimit fashist, u lidh me grupin komunist të Shkodrës. Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që me themelimin e saj. Në vitet 1942–1943 zhvilloi veprimtari të gjerë për përhapjen e ideve komuniste dhe për ngritjen e masave në luftën çlirimtare dhe punoi për krijimin e celulës së parë të Partisë dhe të Këshillit Nacionalçlirimtar në rrethin e Tepelenës. U caktua komandant i grupit partizan të Vlorës (1943) dhe më pas komandant i Brigadës V Sulmuese, por nuk e mori dot detyrën, pasi ra në përpjekje në vitin 1943. (Në fotografi: Abaz Shehu)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2436.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img