Gjergj Guxeta

Lexo ngjarje:

Në Partiniko (Partinico, Itali), sprovuar nga një sëmundje që i shkaktoi verbërinë, u nda nga jeta Gjergj Guxeta (Guzzeta), themeluesi i Seminarit greko-shqiptar të Palermos, më 1734. Lindi në fshatin Hora e Arbëreshëve të Sicilisë (it. Piana degli Albanesi), në vitin 1682. Pas viteve të para të shkollës në vendlindje, vijoi studimet në Trapani, në kolegjin e jezuitëve, ku ndodhej edhe vëllai i madh, Serafini. Hyri në seminarin e kryedioqezës së Monreales, mori doktoraturën në teologji dhe u mbajt në Kurie nga kryeipeshkvi Francesco Del Giudice, si përkthyes i greqishtes klasike.

Më 5 dhjetor 1706, me leje papnore, hyri në Kongregatën e Oratorit të Shën Filip Nerit në Palermo dhe më 22 dhjetor 1707 u shugurua meshtar, duke kaluar nga riti bizantin në atë latin. Gjatë viteve të para të shërbimit iu kushtua predikimit në italisht e në shqip. Me synimin për të ruajtur e mbrojtur traditat kulturore e fetare të bashkësive arbëreshe të ritit bizantin, në vitin 1734 themeloi në Palermo Seminarin e parë greko-shqiptar, për formimin e klerit të zonave arbëreshe. Gjithnjë në Horën e Arbëreshëve, së bashku me sivëllanë at Antonio Brancato, themeloi Kolegjin e Marisë për edukimin e vajzave, për katekizmin në gjuhën shqipe dhe italiane e për kremtimet liturgjike në gjuhën greke dhe shqiptare.

At Guxeta hodhi themelet e ndërtesës së kulturës arbëreshe, ku ruheshin të paprekura gjuha dhe traditat shqiptare në Sicili. Në shkollën e tij pothuajse e gjithë inteligjenca e arbëreshëve të ishullit u edukua me një frymë që pajtohej plotësisht me trashëgiminë fetare e kulturore të atdheut të etërve. Njihet mirë nga shqiptarët si meshtari që, me shkrimet e veta, ngrinte zërin në mbrojtje të kombit; si ai që siguroi mjetet për themelimin e Seminarit të Palermos, që do të bëhej një nga vatrat kryesore të kulturës dhe të atdhetarizmit shqiptar, çerdhe e një plejade shkrimtarësh e poetësh të shquar, të gjithë katolikë. (Në fotografi: Gjergj Guxeta)

Teksti: https://www.vaticannews.va/

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjergji_Guxeta

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img