Gjatë luftimeve me forcat serbe, u vra Mensur Zyberaj, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hero i Kosovës. Lindi në Drenoc të Rahovecit. Kreu shkollën e mesme në Rahovec, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, më 1985. Gjatë kohës së studimeve ishte aktiv në protesta dhe demonstratat që organizoheshin nga studentët. Për këtë arsye, në vitin 1990 u arrestua nga policia serbe. Në shtator të vitit 1996 u bë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U bë figura qendrore e shtrirjes dhe e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë, që më vonë shërbeu si bërthamë e krijimit të Zonës Operative të Pashtrikut. Me bashkëluftatarë kreu sulmin e parë operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë dhe të rrethit të Prizrenit, mbi stacionin e policisë serbe në Ratkoc të Rahovecit. Ky sulm ishte pjesë e sinkronizuar e një operacioni strategjik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në disa qendra të Kosovës, i kryer në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin synim. U vra më 28 gjatë luftimeve me forcat serbe. Në vitin 2013 u dekorua nga presidentja e Republikës së Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”. (Në fotografi: Mensur Zyberaj)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1809.
Fotografia: © https://trimat.al/hero/mensur-zyberaj
Përpunim grafik: AHCF




