Artan Shabani

Lexo ngjarje:

Në Vlorë lindi Artan Shabani, artist bashkëkohor dhe kurator shqiptar. Në fillim të viteve ’90 u vendos me banim në Itali, më vonë në Francë dhe në Spanjë, ku punoi në projekte të ndryshme arti duke bashkëpunuar me muze, galeri, koleksione dhe bienale arti. Artan Shabani është themelues i një hapësire kushtuar artit bashkëkohor në Vlorë. Shabani ka realizuar cikle piktorike me temë shqiptare, si dhe peizazhe apo kompozime me prirje të fuqishme shprehëse. Artan Shabani është pjesëmarrës në shumë ekspozita në grup dhe ekspozita vetjake. Ai ka ekspozuar në Izrael, Finlandë, Spanjë, Francë, Itali, Turqi, SHBA, Austri etj. Shabani ka realizuar një sërë kurimesh në muze dhe galeri të ndryshme. Gjatë viteve 2013–2018, ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. (Në fotografi: Vepra e Shabanit “Kodrat e Tiranës”, 2011, vaj në rimeso.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 78.

Fotografia: © Ylli Drishti

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img