Në Vjenë (Austri) u nda nga jeta Antonio Vivaldi, kompozitor i shquar italian. Lindi në Venecia, Venediku i asaj kohe, në vitin 1678. Një prej operave të kompozuara prej tij, “Skënderbeu”, është vënë në skenë në Firence, në vitin 1718. Kjo pjesë e veprës u bë e njohur për publikun shqiptar në dhjetor 2003, kur u vu në skenë në një koncert krishtlindjesh nga Kori Femëror dhe Orkestra e Harqeve e Akademisë së Arteve në Tiranë, drejtuar nga mjeshtri Milto Vako, krahas operës “Skënderbeu” të Prenk Jakovës. Figura e Skënderbeut është përjetësuar në një seri veprash artistike, që kanë hyrë në fondin e artë të artit botëror. (Në fotografi: Portreti i Antonio Vivaldit, 1723.)
Teksti: https://www.zanimalsise.com/
Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Antonio_Vivaldi
Përpunim grafik: AHCF




