Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo ngjarje:

Pas një ndërprerjeje prej gjysmë shekulli (1946), u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet me SHBA-të janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. Ka rreth 27 traktate dhe marrëveshje midis tyre në fusha të ndryshme, ku do të veçojmë ato në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe policisë, ekonomisë, transportit, sigurisë dhe mbrojtjes dhe të fushës së kulturës. I rëndësishëm është bashkëpunimi ekonomik. Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë apo institucionet amerikane, mund të përmendim: USAID, Fondi Shqiptaro-Amerikan për Ndërmarrjet, Dhoma Amerikane e Tregtisë etj. Tashmë dy vendet janë vende aleate në NATO. Shqipëria mbështet politikën e NATO-s, që i shërben zhvillimit demokratik dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe rritjes së sigurisë dhe stabilitetit kombëtar e ndërkombëtar. (Në fotografi: Foto ilustruese mbi marrëdhëniet Shqipëri – SHBA.)

Teksti: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img