Krijimi i Bankës Kombëtare Shqiptare.

Lexo ngjarje:

15 mars 1925

Hyri në fuqi marrëveshja për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare. Pas ripohimit me akte ndërkombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1921, u bënë diskutime të shumta për ngritjen sërish të një banke kombëtare, çka u bë realitet me marrëveshjen e përfunduar nga Mufid Libohova në emër të Qeverisë Shqiptare dhe Mario Albertit në emër të një grupi financiar italian. Qendra administrative e Bankës Kombëtare të Shqipnis do të ishte qyteti i Durrësit, ndërsa Komiteti Administrativ do ta kishte qendrën në Romë. Akti juridik qe dakorduar që më 11 mars të vitit 1925, por mori fuqi ligjore vetëm pas nënshkrimit të presidentit të atëhershëm të Republikës, Ahmet Zogut. (Në fotografi: Dekreti i datës 15 mars 1925.)

Teksti: Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri, Banka e Shqipërisë, Tiranë, 2003, faqe 19–22.

Fotografia: © Banka e Shqipërisë

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img