Demonstrata e studentëve të Universitetit të Prishtinës

Lexo ngjarje:

Në Prishtinë shpërthyen demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës për pakënaqësinë ndaj kushteve jo të mira në të cilat jetonin dhe studionin. Kërkesat fillimisht me përmbajtje sociale, evoluuan në kërkesa që shpërfaqnin pakënaqësitë politike, shoqërore dhe kombëtare. Kërkesat e studentëve ishin një akumulim i pakënaqësive që kishin shqiptarët e Kosovës, për faktin se zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe pozicioni i saj politik dhe kushtetues në ish-federatën jugosllave nuk ishte i barabartë me popujt dhe republikat tjera në ish-Jugosllavi. Këto padrejtësi politike, kombëtare, sociale, ekonomike ishin të akumuluara dhe shpërthyen në vitin 1981, me qëllimin që shqiptarët të kishin të drejta të barabarta me popujt e tjerë në Jugosllavi dhe për të pasur republikën e tyre. 11 marsi i vitit 1981 shënon ditën kur u vendos gurthemeli i Republikës së Kosovës. (Në fotografi: Moment nga demonstratat e studentëve.)

Teksti: Bujar Dugolli

Fotografia: © Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img