Lazër Lumezi

Lexo ngjarje:

Në Prizren, lindi Lazër Lumezi, veprimtar i arsimit kombëtar në krahinën e Kosovës, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh shkollore, etnograf, folklorist e vjershëtor. Në Prizren punoi për 40 vjet (1892–1932) si mësues. Dha ndihmesë për rihapjen e shkollës shqipe të Zhurit (1911), ku zhvilloi edhe mësime në rolin e didaktit për mësuesit nismëtarë. Ishte ithtar i shkollave të përziera (djem e vajza). Botoi punime metodike në ndihmë të mësuesve, krijoi poezi për moshën e re, të cilat i përmblodhi në botimin me titull “Kanga gjithfarësh për xasa shkollet, përmbledhun prej Lazër Lumezit” (1917). Vuri në skenë dhe shfaqi për publikun e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Shkupit etj., pjesë teatrore në gjuhën shqipe me aktorë nxënës. Gjurmoi mjaft emra të qendrave të banuara ilire, veshje popullore etj. (Në fotografi: Lazër Lumezi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1573.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Laz%C3%ABr_Lumezi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img