Revista “Ylli i mëngjesit”

Lexo ngjarje:

Në Boston të Shteteve të Bashkuara, një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Parashqevi Qiriazi, nxori numrin e parë të revistës së përdyjavshme politike, historike, gjuhësore, letrare, pedagogjike e kulturore “Ylli i mëngjesit”. Trajtoi probleme të kulturës e të arsimit kombëtar; u kushtoi faqe të tëra heronjve dhe traditave luftarake e patriotike të popullit shqiptar; ngriti zërin kundër masakrave të ushtrive ndërluftuese në territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore; pasqyroi programet dhe përpjekjet e delegacioneve shqiptare për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë e tërësisë tokësore të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919–1920) etj. (Në fotografi: Faqe e parë e revistës “Ylli i mëngjesit”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2963.

Fotografia: © https://www.kultplus.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img