Vangjel Lezho

Lexo ngjarje:

U ekzekutua Vangjel Lezho, gazetar. Lindi në Fier, në vitin 1932. Kreu “Normalen” e Elbasanit. Studimet e larta për gazetari i filloi në Universitetin e Leningradit dhe, për arsye shëndetësore, i përfundoi në atë të Moskës. Pas përfundimit të studimeve, që prej vitit 1959 punoi si gazetar i sektorit të kulturës në Radio Tirana. U arrestua më 1963 në Pogradec, bashkë me një grup njerëzish që po përpiqeshin të kalonin kufirin. Më 6 dhjetor të po atij viti, u dënua me 25 vjet heqje lirie. Më 29 nëntor 1978 u dënua për së dyti, për një letër dërguar Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë. Teksa vuante dënimin në kampin e Spaçit, më 23 shkurt 1979 u arrestua sërish dhe, më 18 maj të po atij viti, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve, për “krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare”. (Në fotografi: Vangjel Lezho)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 67.

Fotografia: © https://www.tiranadiplomat.com/2023/05/04/autoriteti-i-dosjeve-kujton-gazetaret-e-persekutuar-nga-regjimi-komunist/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img