Xhavit Ahmeti

Lexo ngjarje:

Në Përlepnicë të Gjilanit (Kosovë) lindi Xhavit Ahmeti, kimist, profesor universiteti. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Gjilan. Në vitin 1975 kreu studimet për kimi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare dhe tezën e disertacionit e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Zagrebit (1985). Zgjidhet asistent i kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës (1975) dhe më pas profesor asistent dhe profesor i asociuar. Publikoi punime në revista shkencore dhe mori pjesë me kumtesa në tubime shkencore, projekte etj. Është bashkautor i tekstit universitar “Kimia fizike eksperimentale”. U nda nga jeta në një aksident trafiku, në vitin 1996. (Në fotografi: Xhavit Ahmeti)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 26.

Fotografia: © https://www.facebook.com/photo/?fbid=231265385858129&set=a.231265362524798

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img