Gustav Majer (Meyer)

Lexo ngjarje:

Në Gros Strehlitz të Gjermanisë lindi Gustav Majer (Meyer), albanolog austriak, një nga themelvënësit e albanologjisë. Botoi një varg studimesh dhe veprash për greqishten e re, turqishten e sidomos për gjuhën shqipe. Në fushën e studimeve për shqipen u mor më fort me etimologji, fonetikë dhe gramatikë historike. Më 1891 botoi veprën “Etymologisches Ëörterbuch der albanesischen Sprache” (“Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”). Botoi gjithashtu 6 vëllime me studime shqiptare (Albanesische Studien, I–IV, Vjenë, 1883–1897). Përveç këtyre, Gustav Majeri ka botuar edhe “Kurzgefasste albanesische Grammatik”, Lajpcig, 1888 (“Gramatikë e përmbledhur e shqipes”). Mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe përcaktoi shkencërisht pozitën e saj si një gjuhë që zë vend më vete në rrethin e gjuhëve indoevropiane. U nda nga jeta në vitin 1900. (Në fotografi: Gustav Majer)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1592–1593.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img